Paul McCartney, sërish martesë?

06/05/2011 19:30

Duket se Paul McCartney beson ende tek martesa dhe po planifikon që Nancy Shevell të jetë bashkëshortja e tij e tretë.

Ish-pjesëtari i grupit Beatle, sipas revistës ‘People’, ka vendosur të martohet me partneren e tij me të cilën ka 4 vjet i lidhur.

Nancy Shevell, 51-vjeçare, dhe Paul McCartney, 68-vjeçar, nuk e kanë fshehur kurrë romancën mes tyre.

Muzikanti i famshëm britanik ka qenë i martuar për 29 vjet me Linda Eastman, e cila ndërroi jetë në vitin 1998 për shkak të një kanceri dhe me ish-modelen Heather Mills, me të cilën ka një vajzë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA