Mësim i gjuhës kineze

06/05/2011 16:30

150 studentë shqiptarë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja po mësojnë gjuhën kineze nga pedagogët kinezë.

Ambasada kineze, paguan jo vetem pedagoget, por ofron tekstet dhe te gjitha mjetet e duhura per mesimin e kesaj gjuhe.

“Jam i bindur që do të jenë shumë mirë në mësimin e kësaj gjuhe të nevojshme për marrëdhëniet tona, për vetë zhvillimin ekonomiko-social të Shqipërisë. Ambasada kineze na ka bërë dhuratë shumë të cmuar libra dhe DVD që lidhen me mësimin e gjuhës kineze”, tha rektori i Universitetit, Dhori Kule.

Por sa e rendesishme eshte mesimi i gjuhes kineze dhe a ka treg pune per keta te rinj pas perfundimit te shkolles? Ne vendin tone, importet nga Kina jane rritur ndjeshem gjate viteve te fundit dhe jane hapur shume biznese te vogla dhe te mesme,prej tyre, cka shpesh ben te domosdoshem ndermjetes qe dine gjuhen kineze dhe shqiptare. Ambasada kineze ka ofruar edhe bursa per studentet me te mire.

Top Channel