Ambasadorja Britanike në Tiranë, Fiona McIlwham deklaroi se realizimi i
zgjedhjeve të suksesshme lokale në Tiranë kalimi i tyre me
profesionalizëm dhe integritet janë jetike për të ecur në mënyrë të
vendosur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.(UPDATE)
Në një njoftim për mediat në prag të zgjedhjeve vendore të 8 majit, diplomatja theksoi se votimet janë mundësi e rëndësishme për shqiptarët që zëri i tyre të dëgjohet dhe ata të vendosin për politikat vendore.
“Zgjedhjet janë një mundësi për zyrtarët, politikanët, komisionerët dhe policinë që të punojnë së bashku për të mbështetur qytetarët e tyre dhe një proces pozitiv e transparent. Këto zgjedhje janë edhe një mundësi për Shqipërinë për të forcuar më tej përparimin e saj si një komb demokratik evropian. Unë shpresoj se Shqipëria dhe shqiptarët do ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, thuhet në njoftimin e ambasadores.
Ndërsa ambasadori OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth gjatë një intersite me të përditshme në gjuhën angleze ‘Albanian Daily Neës’ thekson rëndësinë e këtyre zgjedhjeve duke deklaruar se KQZ duhet të vendosë interesin publik mbi cdo presion politik.
Ambasadori Wollfarth ka deklaruar se misioni OSBE-së ka dhënë një asistencë teknike gjatë këtyre javëve për policinë përfshi vënien në dispozicion te disa telefonave satelitorë për përdorim në zonat e thella të vendit.Cështjen e reformës zgjedhore ambadori OSBE-së e shikon në një këndvështrim shumë realist kur thotë se “gjithmonë merren premtime të guximshme politike por pastaj pas një amullie dhe neglizhence ca ujdi politike në momentet e fundit përpiqen t’i bëjnë procedurat më të mira”.
Ambasadori OSBE-së këshillon se për të sjellë vërtet përmirësime në kodin zgjedhor, partitë duhet të fillojnë menjëherë të përgatiten për bisedime serioze gjatë verës.
“Dhe më pas, pas pushimit veror, do të presim që partitë politike, dhe e theksoj, të gjitha partitë politike, të fillojnë të punojnë së bashku për një reformë të re. Historia e gjatë dhe e zvarritur e zgjedhjeve të dështuara në Shqipëri duhet të marrë fund” ka thënë ai.
Top Channel