Policia maqedonase ka konfiskuar në fshatin Haracinë një sasi rekord
prej 120 mijë kuti cigaresh kontrabandë, me vlerë 1 milion euro.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave forcat policore, të shoqëruara nga njësitë speciale, ndaluan disa kamionë që po transportonin duhanin dhe pas kontrolleve konfiskuan mallin dhe arrestuan transportuesit.

Sipas burimeve, dyshohet se sasia e cigareve kishte si destinacion tregun maqedonas, atë serb dhe atë kosovar.

Top Channel