
Hetuesit e atentateve të 7 korrikut në Londër kanë vendosur formalisht
se 52 personat që humbën jetën në sulmet vetëvrasëse u vranë në mënyrë
të paligjshme.
Gjyqtarja Lady Justice Hallet deklaroi se ka marrë vendime që “mund të shpëtojnë jetë” dhe ka përjashtuar mundësinë për hetime të mëtejshme mbi ngjarjet e vitit 2005.
Ajo tha se nuk kishte asnjë provë që një dështim i mundshëm i ndonjë organizate apo individi të ketë kontribuar në vrasjen e 52 personave.
Duke folur në sallën e gjyqit, Hallet, që ka punuar 19 javë për hartimin e konkuzioneve, falenderoi të afërmit e viktimave për mirëkuptimin, mbështetjen dhe dinjitetin e treguar gjatë pritjes së vendimit.
Më 7 korrik të vitit 2005, atentatorët goditën metrotë e metropolit britanik në stacionet Aldgate, Edgware Road dhe Russell Square, si dhe një autobus në Tavistock Square.
Top Channel