Gërdeci, dëshmojne gjeneralët

06/05/2011 16:30

Ish-zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshem të Ushtrise, gjerenal Agim
Lala, tashme me detyre komandant i Komandes se Doktrines dhe Stervitjes
per here te pare ka dale para gjykates per llogari te procesit Gerdecit,
ku ai eshte nen akuze se bashku me 28 persona te tjere.

I veshur me uniformen e ushtarakut, gjeneral Agim Lala ju pergjigj pyetjeve te prokuroreve Altin Dumani,Genci Qano dhe Petrit Bici per rolin e tij ne firmosjen e nje memoje qe flet per transportin dhe shoqerimin nga policia ushtarake te kamioneve private nga Gerdeci drejt pikave doganore, si dhe te nje memoje per kalimin e municioneve ndermarrjes MEICO.

Gjenerali tha se ai ka firmosur ne vijim te procedures, por se ai ka qene jashte gjithe veprimeve qe jane kryer per hartimin e dokumentacionit per Gerdecin.

Gjeneral Lala tha se dokumentet ishin firmosur ne menyre burokratike dhe proceduriale pasi ato ishin percjelle me nje shkrese te eprorit te tij, ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise gjeneral Luan Hoxha edhe ky nen akuze, me nenvizimin ‘te firmosen sot nga Agim Lala”. Prokuroret e pyeten gjeneralin se a kishte informacion se ne Gerdec kryhej demontimi i muncioneve dhe gjeneral Agim Lala ju pergjigj se si funskionar nuk dinte gje, ndersa si qytetar ishte i informuar si shume zyrtare te tjere.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA