Një votë në qytetin e Durrësit është blerë me 2 mijë lekë të vjetra.
Drejtoria e policisë së Durrësit ka njoftuar nisjen e procedimit penal
në gjendje të lirë të një shtetasi me inicialet S.D, 56 vjec, me akuzën e
dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve.
Hetimi ndaj tij ka nisur pas padisë penale që ka bërë një 49-vjecar po nga Durrësi, i cili i ka deklaruar policisë se shtetasi në fjalë i ka premtuar shumën prej 2 mijë lekë për cdo kartë identiteti dhe i ka marrë atij 4 kartat e pjesëtarëve të familjes, me qëllim që këta shtetas të mos votojnë më datë 08 maj për forcën politike që dëshirojnë.
Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë, ndërkohë që drejtoria e policisë së Durrësit i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të paraqiten e denoncojnë pranë organeve kompetente raste të tilla, që pengojnë shprehjen e vullnetit të lire nëpërmjet votës.
Top Channel