Bradley Cooper shkon drejt “ferrit”

06/05/2011 13:25

Aktori Bradley Cooper duket se është në kulmin e suksesit në botën kinematografike amerikane.

Pas suksesit me filmin “Limitless”, ku interpreton përkrah legjendës Robert de Niro, Cooper është në bisedime për interpretimin e Lusiferit, në një prodhim bazuar në librin “Parajsa e Humbur” të John Milton.

Lajmin e bën të ditur “Variety”, sipas të cilës përshtatja e poemës epike i është besuar regjisorit Alex Proyas, i njohur për filmin “Korbi”.

Beteja mes ëngjëllit Gabriel dhe Lusiferit dhe roli i këtij të fundit në dëbimin e njeriut nga lulishtja e Edenit do të jenë në qendër të filmit aksion, që me siguri do të xhirohet në 3D.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA