Vulat rezervë në qendrat e votimit

05/05/2011 15:55

Kolegji Zgjedhur i kryesuar nga gjyqtarja Dhurata Haveri rrëzoi kërkesën
e Partisë Socialiste, e cila kundërshtonte vendimin e Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve për përdorimin e vulës rezervë në rast se
mbajtësit e vulave në Komisionet Zonale Zgjedhore braktisin detyren.

Perfaqesuesit ligjorë te Partise Socialiste pretenduan gjate procesit se nje vendim i tille i KQZ-së per vulat rezerve do te keqperdoret dhe se vendimi ne KQZ eshte marre me kater vota ne nje kohe qe aktet normative te KQZ, sipas avokateve duhet te merren me pese vota.

Megjithate kerkesa e PS nuk u mor parasysh e per pasoje kerkesa e tyre ne Kolegj u rrezua. Vendimi i KQZ per prodhimin e vulave rezerve u mor ne fund te prillit per te shmangur fenomene sic ai i Ruzhdies. Vulat rezerve jane prodhuar aq sa ka edhe qendra votimi per zgjedhjet e 8 majit dhe eshte parashikuar te perdoren vetem nese largohen komisioneret.

Vulat rezerve ndryshojne nga vulat origjinale vetem nga shtimi i germes “r”. Pas shpalljes se vendimit avokati i PS, Koli Bele deklaroi per mediat se ky vendim i Kolegjit Zgjedhor eshte i cuditshem.

Top Channel