Thaci sot në interpelancë
05/05/2011 08:45
Kryeministri kosovar Hashim Thaçi do të përballet sot me deputetët e
lëvizjes “Vetëvendosje” për çështjen e “bisedimeve teknike”, që janë
duke u zhvilluar në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Kjo do të jetë interpelanca e tij e parë para këtij legjislativi.
Deputetët e “Vetëvendosjes”, sipas Telegraf, në vazhdimësi e kanë kundërshtuar hyrjen në bisedime me Serbinë, të bindur se nga këto bisedime Kosova nuk do të përfitojë asgjë, ndërsa Serbisë do t’i mundësohet integrimi në BE.
Bisedimet me Serbinë në muajin mars janë mbështetur me Rezolutë të veçantë të Kuvendit të Kosovës, edhe pse Rezoluta nuk i ka marrë votat e tri partive opozitare, LDK-së, AAK-së dhe të “Vetëvendosjes”.
Top Channel