Shefja e delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka deklaruar se Prishtina e ka pranuar dialogun pasi ai ka vetëm karakter teknik.

“Bisedimet janë pranuar si detyrim ndërkombëtar dhe sepse kanë vetëm karakter teknik”, ka pohuar Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës ka bërë gjithashtu të ditur se në radun e ardhshëm të dialogut do të bisedohet për cështje që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore.

Më vonë, Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar me shumicë votash kërkesën e lëvizjes Vetëvendosje për ndërprerjen e bisedimeve me Beogradin.

Ndërsa janë miratuar dy kërkesat e tjera të saj për vendosjen e ligjit në veri të Kosovës dhe për raportimin e qeverisë në Parlament cdo tre muaj për këtë cështje.

Top Channel