Presidenti serb Boris Tadic është shprehur kundër ndarjes së Bosnje e Hercegovinës në emër të politikave kombëtare dhe rajonale.

“Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është ruajtja e integritetit të Bosnje e Hercegovinës. Kjo nuk kushtëzohet vetëm nga interesat tona në Kosovë, por është edhe një parakusht për paqen”, ka deklaruar Tadic.

Presidenti serb ka dalë kundër edhe ndaj propozimit për imponimin e ndonjë zgjidhjeje tjetër për BeH, si dhe ndaj pezullimit të politikanëve të zgjedhur me votë.

“Idetë për pezullimin e politikanëve që i përkasin një etnie apo entiteti të caktuar janë të rrezikshme”, ka pohuar Tadic.

Komentet e tij vijnë në një moment kur propozimet e presidentit të Republikës Serbe të Bosnjës, për të hedhur poshtë me referendum vendimet e përfaqësuesit ndërkombëtar, kanë shkaktuar kundërshtimin e SHBA dhe BE.

Top Channel