16 agjentë policie dhe 12 civilë janë arrestuar nga policia serbe, në një operacion të gjerë anti-krim të shtrirë në të gjithë vendin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic, i cili ka saktësuar se arrestimet janë kryer nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

“Bëhet fjalë për dhënien e dokumenteve të rreme, certifikatave të lindjes, atyre për shtetësi dhe për vendbanim”, ka deklaruar Dacic.

Me arrestimet në fjalë, ku spikasin ato të 16 policëve, Beogradi po tregon se është duke luftuar korrupsionin, një ndër elementët kyc të kërkuar nga BE për anëtarësimin.

Top Channel