Gjashtë zyrtarët e komunës së Prishtinës, të akuzuar për shpërdorim detyre, nuk kanë dalë sot para trupit gjykues, sic ishte parashikuar.

Avokatët e të pandehurve kanë hartuar një kërkesë të përbashkët, përmes të cilës kërkojnë që cështjen në fjalë ta marrin në shqyrtim prokurorët e EULEX-it.

Tomë Gashi, një prej grupit të avokatëve, ka deklaruar se klientët e tyre nuk i besojnë prokurorisë dhe vendimeve të gjykatës kosovare, pasi i konsiderojnë ato të politizuara.

“Tani pritet një përgjigje nga prokuroria e EULEX-it nëse do ta marrë apo jo në shqyrtim cështjen e gjashtë zyrtarëve”, ka pohuar Gashi.

Top Channel