Bashkimi Evropian do të ketë një rol më aktiv në dialogun ndërmjet
Beogradit dhe Prishtinës. Kështu thonë burime diplomatike të mirë
informuara nga Brukseli. Ndërkohë Brukseli zyrtar duhet të përfshihet në
formulimin e propozimeve, ndërsa kjo detyrë do të duhej t’i takonte
ndërmjetësit Robert Cooper.

“Robert Cooper lehtëson, në emër të BE-së, dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Bën të gjitha që nënkuptohet në këtë kontekst”, ka thënë për shtypin serb, Maja Kociançiç, zëdhënëse e Catherine Ashton, bën të ditur Telegraf.

Duke iu referuar burimeve të administratës së Brukselit, gazeta serbe “Vecernje Novosti” pohon se ekipi i Prishtinës nuk jep deklarata për propozimet e Beogradit.

Top Channel