Bashkimi Evropian është i kënaqur me punën e bërë deri tani nga misioni për rendin dhe ligjin që vepron në Kosovë, EULEX.

Deklarata është bërë nga Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

“EULEX-i është mision i BE-së dhe ne jemi të kënaqur me punën që është duke bërë. Kemi mbi 180 verdikte gjyqësore të marra nga gjyqtarët e EULEX-it, 34 nga të cilat vetëm në Mitrovicë. Nga ana tjetër, prokurorët e EULEX-it janë përfshirë në 1300 cështje, shumica e të cilave të komplikuara dhe të lidhura me krimin e organizuar dhe korrupsionin”, ka deklaruar Kocijancic.

Zëdhënësja ka shtuar më tej se në disa raste nuk është faji i EULEX-it, pasi jo cdo gjë është në dorë të këtij misioni, por në dorë të autoriteteve vendore.

Top Channel