Diplomati italian Fernando Gentilini u zgjodh sot në mbrëmje në Bruksel Përfaqësues i Përkohshëm i Bashkimit Europian në Kosovë, me një mandat vetëm tre mujor.

Në fakt, ky post do të jetë më i modifikuar në mandatin e ri, pasi pritet të jetë zyrë ndërlidhëse e BE-së, që do të përfshijë zyrën e përfaqësuesit të posaçëm si dhe atë të ndërlidhjes së Komisionit Europian.

Gentilini vjen në këtë post në vend të Piter Feith, i cili do të vazhdojë punën në Kosovë vetëm si Shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare, pozitë për të cilën ka mandat të pakufizuar.

BE deri në fund të korrikut shpreson se do të arrijë një marrëveshje për rigrupimin e strukturave europiane në Kosovë dhe do të emërohet i derguari me mandat të plotë, për të cilin po konkurojnë 13 diplomatë, në mesin e tyre edhe eurodeputetja Ulrike Lunaçek.

Top Channel