Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Moon ka kërkuar nga Prishtina
dhe Beogradi që të shfrytëzojnë dialogun për të gjetur zgjidhje “për
problemet e hershme të Kosovës”.

Shefi i OKB-së ka përgatitur raportin e rregullt për Kosovën drejtuar Këshillit të Sigurimit. Raporti, sipas Telegraf, u është shpërndarë një ditë më parë shteteve anëtare të Këshillit. Aty, sekretari i përgjithshëm ka pasqyruar në mënyrë kronologjike zhvillimet në tre muajt e fundit, duke filluar nga çështja e zgjedhjes së presidentit, fillimit të dialogut me Serbinë dhe problemet në veri të Kosovës.

Situata në pjesën e Kosovës ku ende administron UNMIK-u, sipas sekretarit të OKB-së ka qenë stabile, por e provokuar nga ato që ai i ka quajtur veprime që nga komuniteti “perceptohen si të njëanshme”.

Top Channel