Në ditën e dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta kanë bërë sot homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe në ato të komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz.

Në homazhe ishte i pranishëm edhe ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu. “Sakrifica e Jasharëve dhe gjaku i derdhur i dëshmorëve sollën Kosovën ku është sot”, tha ai.

Ndërkaq, Muharrem Xhemajli, kryetar i shoqatave të dala nga lufta, tha se po punohet që dita e dëshmorëve ne të ardhmen të jetë e përbashkët për të gjithë.

Top Channel