Kina do të mbështesë integritetin territorial të Serbisë dhe kërkesën e saj që Këshilli i Sigurimit të autorizojë hetimin mbi trafikun e organeve.

Qëndrimi i Pekinit zyrtar është bërë publik nga ministri i Jashtëm kinez, Jang Jieci, i cili po qëndron për një vizitë në Beograd.

“Ne e kuptojmë plotësisht shqetësimin e Serbisë lidhur me cështjen e Kosovës dhe mbështesim rolin e rëndësishëm të Këshillit të Sigurimit në zgjidhjen e saj”, ka deklaruar Jieci.

Shefi i diplomacisë kineze ka theksuar se Kina ushqen një miqësi të thellë me Serbinë dhe ka nënvizuar se ajo do luftojë për integritetin e saj territorial.

Nga ana tjetër, ministri Jeremic ka vlerësuar mbështetjen e Kinës, duke deklaruar se tani pozicioni i Serbisë është forcuar jashtëzakonisht.

Top Channel