Situata në veri ka qenë e qetë, ndërsa një numër i serbëve edhe natën e mbrëmshme e kanë kaluar pranë barrikadës në Rudare.

Gjatë ditës së sotme pritet takimi mes përfaqësuesve të qeverisë së Serbisë dhe kryetarëve paralelë të komunave veriore.

Sipas Kosovapress, pas apelit të patriarkut të Prizrenit Teodosije që ka bërë të mërkurën për largimin e kryqit të lartë shtatë metra të vendosur para dy dite nga ana e protestuesve serbë afër barrikadës në Rudare, edhe patriarku serb Irinej ka porositur që serbët e veriut të Kosovës është mirë t’i dëgjojnë këshillat e patriarkut Teodosije.

Ja pakti qe kundershtohet nga qeveria e Kosoves

Në marrëveshjen e arritur mes komandantit të KFOR-it, Erhard Byhler dhe
kryenegociatorit serb, Stefanovic dhe që kundërshtohet nga Prishtina
zyrtare, parashikohet:

1) Pikat kufitare 1 dhe 31 do të mbeten nën kontrollin e KFOR deri në mesin e shtatorit, me opsionin e zgjatjes së misionit.

2) Veturat dhe kamionet me peshë deri në 3.5 tonelata,
që transportojnë ndihma humanitare, do të lejohen të kalojnë kundrejt
kontrolleve të detajuara.

3) Bllokadat rrugore do të hiqen dhe liria e lëvizjes do të rivendoset.

Për mbajtjen e bisedimeve, në të cilat ka marrë pjesë edhe ministri serb
për Kosovën Goran Bogdanovic, gjenerali Byhler kishte autoritetin e
plotë të dhënë nga të gjitha institucionet e përfshira.

 

Top Channel