Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i PDSH-së, Menduh Thaci nënshkruan sot në Shkup “Paktin elektoral”, që ka si qëllim mbajtjen e zgjedhjeve të lira e demokratike.

Marrëveshja u nënshkrua me praninë e ambasadorit amerikan Philip Reeker, atij të BE-së Peter Sorensen dhe atij shqiptar, Arben Cejku.

Pas firmosjes së saj, Ali Ahmeti u shpreh se partia e tij do të angazhohet seriozisht për përmbushjen e standarteve që parashikon marrëveshja.

Ndërsa Menduh Thaci tha se, ky është një hap i rëndësishëm që u tregon njerëzve se zgjedhjet janë një arenë e konkurrencës politike dhe jo e dhunës.

Edhe ambasadori amerikan, Reeker, dha vlerësimin e tij për paktin e arritur mes dy kryetarëve, të cilët kohët e fundit kanë qenë në një rivalitet të ashpër.

“Kjo marrëveshje dëshmon kapacitet demokratike dhe përbën një hap pozitiv për Maqedoninë”, u shpreh diplomati amerikan.

Top Channel