Stradivarius, në ankand për bamirësi
03/05/2011 10:45
Një violinë Stradivarius e ruajtur mirë, Lady Blunt, që herën e fundit
është shitur për 10 milionë dollarë në një ankand të vitit 2008, do të
dalë sërish në ankand për qëllime bamirësie.
Violina e vitit 1721 po shitet nga Fondacioni Japonez i Muzikës, i cili do t’i dërgojë fitimet për banorët e dëmtuar nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit.
Violina Lady Blunt ka arritur një cmim rekord sa herë që është shitur në ankand. Këtë herë ankandi i ri do të zhvillohet më 20 qershor.
“Rrallë ndodh që një violinë Stradivarius e një cilësie të tillë dhe e ruajtur kaq mirë të dalë në shitje”, e ka komentuar lajmin eksperti Christopher Reuning.
Top Channel