Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku ka deklaruar sot se vendi i tij ka
arritur marrëveshjen me SHBA për ngritjen e mburojës anti-raketë në
territorin rumun.

“Kam rënë dakord që sistemi anti-raketë të vendoset në Deveselu, ish-bazë ajrore në rrethin Olt. Baza në fjalë do të mbetet nën komandën e Rumanisë”, ka deklaruar Basesku.

Sipas tij, në bazën ushtarake në jug të vendit, 30 kilometra larg kufirit me Bullgarinë, do të vendosen nga 200 deri në 500 trupa ushtarake amerikane.

Presidenti rumun ka theksuar se mburoja anti-raketë nuk është drejtuar kundër Rusisë, vend që ka bërë një rezistencë të fortë kundër ngritjes së saj.

Objekti do të përbëhet nga interceptorë raketash balistike dhe do të jetë funksional duke filluar nga viti 2015.

Top Channel