Arkitektë në qytetin e Korçës kanë akuzuar kryetarin e bashkisë së qytetit zontin Niko Peleshi se me masterplanin e qendrës së qytetit po shkatërron trashëgiminë kulturore të qytetit juglindor.
“Unë nuk jam arkitekti i qyteti, por jam ai që duhet të garantoj një proçes. Unë jam kundër ndërtimeve të larta dhe kaotike të së kaluarës të cilave prej katër viteve u kemi thënë jo dhe se prej katër viteve nuk i kemi lejuar të prishin traditën tonë”, është shprehur Peleshi.
Ai shpjegon se ky masterplan i është nënshtruar një konkursi me studio arkitekturore ndërkombëtare dhe është votuar dhe në publik dhe tashmë është duke u konsultuar me shoqatën e arkitektëve në Korçë.
“Masterplani garanton pikërisht ruajtjen e trashëgimisë dhe garanton një proçes që do të shmangë ndërtimet e larta”, tha ai.
Peleshi garanton se nuk do të lejohet të ndërtohet asnjë pallat shumëkatësh në qytetin e Korçës çka cënon trashëgiminë kulturore.
Top Channel