Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka permtuar sërish se do të angazhohet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Premtimin e saj Jahjaga e ka bërë pas një takimi me shefin e misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Jan Nichols.

Presidentja e shtetit të ri ka falenderuar misionin e Kryqit të Kuq për punën e deritanishme të bërë lidhur me këtë cështje.

Cështja e personave që konsiderohen të zhdukur gjatë luftës së viteve 98-99 është edhe një nga temat e bisedimeve Kosovë-Serbi, por deri tani nuk është arritur ndonjë gjë konkrete.

Top Channel