" /> ">
Projekti arkitekturor i Studio “Big” nga Danimarka është shpallur fitues
për të ndërtuar xhaminë e re të Tiranës, së bashku me Muzeun e Bashkëjetesës Fetare.
Juria prej shtate anëtaresh, katër prej tyre arkitektë ndërkombetarë dhe nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, përzgjodhën projektin e kësaj studio, si me të arririn, që përmbush një ndërthurje mes klasikes dhe modernes.
Studio ‘Big’ është relativisht e re, themeluar ne vitin 2006 nga arkitekti Bjarke Ingels, por me nje portofol projektesh te pasur punimesh ne te gjithe boten duke filluar nga ato rezidenciale, muzeume, biblioteka dhe qendra kulturore e sportive.
Edi Rama, kryetari i jurise ka shpjeguar specifikat e ketij projekti: Kemi vlerësuar si një element shumë tërheqes kopshtin e Kuranit, krijimin e një kopshti rreth xhamisë, që do të përmbajë të gjitha pemët dhe bimët e përmendura në Kuran.Besojmë se kjo është një vlerë e posacme që ka propozimi”.
Duke permendur dy porosi, te profetit Muhamed, diten e djeshme, nga Spitalla kryeministri Berisha tha se Edi Rama eshte duke e ndertuar xhamine ne nje toke, qe po tenton t’ia grabise pronareve. I pyetur nga Top Channel, se cili ishte komenti zotit Rama per akuzat e kryeministrit Berisha, kryebashkiaku Rama preferoi te pergjigjet me te nje njejten monedhe.
“Profeti Muhamet ka thënë ai që gënjen nuk është pjesë e jona”, tha Rama.
Perzgjedhja e projektit arkitekturor e con nje hap me perpara ndertimin e Xhamise se re. Faza tjeter eshte konsultimi me besimtaret myslimanë perpara inaugurimit te punimeve.
Top Channel