Wollfarth: Zgjedhjet të jenë të qeta dhe të lira
02/05/2011 09:40
Kreu i misionit të OSBE-së në Shqipëri Eugen Wollfarth deklaroi se
policia po përgatitet në mënyrën më të mirë për zgjedhjet e 8 majit, për
të kryer detyrën saj me sukses.
“Eshtë e rëndësishme që zgjedhjet të jenë të qeta, të lira dhe pa probleme. Qytetarët duhet të ndjekin dhe identifikojnë programet e kandidatëve”, tha Wollfarth, pas një takimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
Nga ana e tij Burgaj u shpreh se ka garantuar ambasadorin se policia është e angazhuar në zbatim të ligjit dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve.
Top Channel