Vrasja e Bin Laden, Ministria e Jashtme e përshëndet
02/05/2011 11:00
Ministria e Jashtme e Shqipërisë përshëndet eliminimin e kryeterroristit
Osama Bin Laden, gjatë një operacioni të suksesshëm të forcave
amerikane.
“Në këtë ditë, populli shqiptar bashkohet me ndjenjat dhe solidaritetin e popujve të mbarë botës, që kanë vuajtur pasojat e akteve të pashembullta të terrorizmit ndërkombëtar, përfshi 11 shtatorin.Shqipëria, si një nga vendet e para që iu bashkua aleancës kundër terrorizmit ndërkombëtar, shpreh bindjen se qëndrimi i palëkundur në luftën kundër akteve terroriste dhe frymëzuesve të tyre, përbën kyçin e suksesit të luftës sonë të përbashkët për të siguruar paqen dhe lirinë në botë”, thuhet në mesazhin e Ministrisë.
Top Channel