Votojnë në qytet, jetojnë në fshat

02/05/2011 16:35

Ka zgjedhur një zonë pranë Unazës së Re, ku ndahet kufiri me Tiranën,
kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, për të vënë në dukje ndryshimin
ndërmjet qeverisjes së tij dhe asaj të kundërshtarëve.

Duke përshkuar në kembe rrugen mëse të shkatërruar në këtë zonë, ku votohet për bashkinë e Tiranës, por që administrohet nga komuna e Kasharit, si në vjeljen e taksave të qytetarëve, ashtu dhe në dhënien e lejeve të ndërtimit.

“Shihni më sytë tuaj se kush është modeli i tyre i zhvillimit dhe cfare lloj modeli u propozojnë qytetarëve; një batërdi me pallate që ndërtojnë pa asnjë lloj sensi, asnjë lloj qëndrueshmërie e zhvillimi, por vetëm zhvillim kuturu, babëzi dhe injorancë, me një infrastrukturë rrugore dhe sociale që është tërësisht pa lidhje me infrastrukturën që ka kryeqyteti apo qytetet që ne qeverisim”, tha Rama.

Banoret e kesaj zone shprehen te shqetesuar, pasi cdo dite u duhet te kalojne ne mes te baltes ne dimer, e ne mes te pluhurit gjate veres.

Rama u ka kerkuar banoreve te kesaj zone te votojne kandidatin e ‘Aleances per te Ardhmen’ ne menyre qe t’i jepet fund modeleve te tilla qeverisjeje, pasi vetem me taksat qe derdhin firmat e ndertimit qe kane ndertuar pallatet, duhet te ishte ndertuar dhe infrastruktura e tyre.

“E patë vetë se cfarë aventure është të ecësh në këtë rrugë, ndërkohë ky është modeli i zhvillimit që u ofrojnë qytetarëve ata që sot u kërkojnë votën. Janë lënë matanë kufirit të administritimit të Tiranës dhe janë nën thundrën e modelit të Saliut”, tha Rama.

Ndarja e padrejte administrative, sipas Rames, i ka lene banoret e kesaj zone jashte vijes se verdhe te Tiranes, ne administrimin e komunes se Kasharit, ku ne fakt votohet per minibashkine numer 6.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA