Yjet e muzikës dhe kinemasë kanë reaguar ndaj lajmit të vdekjes së Osama Bin Laden.
“Është një ditë e madhe për Amerikën dhe unë jam krenare që jam amerikane”, shkroi këngëtarja Katy Perry në Twitter.
Ish-guvernatori i Kalifornisë dhe ylli i filmave aksion, Arnold Schwarzenegger, shkroi: “Jam krenar për ushtarët tanë. Kudo që jemi duhet t’i falenderojmë heronjtë që i shërbejnë kombit tonë.”
Ky ishte reagimi i Paris Hilton: “Shumë e lumtur për lajmin e vdekjes së Bin Laden. Ishte një njeri shumë i keq. Bota është një vend më i mirë pa të.”
Këngëtarja britanike Lilly Allen e mori me humor këtë ngjarje: “E di që Bin Laden është vrarë, por le të ndalojmë paksa e të mendojmë për lajmin e VËRTETË për sot: Unë kam ditëlindjen!”
Top Channel