Topi uron Obamën: Fitore e madhe

02/05/2011 10:30

Presidenti i Republikës, Bamir Topi uroi sot kreun amerikan Barak Obama
për kryerjen me sukses të operacionit nga trupat në Pakistan, të
ekzekutimit të numrit një të Al Kaedës, Osama bin Laden.

“Ju uroj për këtë fitore të madhe dhe në të njëjtën kohë Ju siguroj se Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë me devotshmëri angazhimet e saj në kuadër të NATO-s duke dhënë kontributin e vet në sfidat e ardhme për liri, demokraci, si dhe për të ndërtuar një botë akoma edhe më të mirë për të gjitha kombet e të ardhmen e tyre”, thuhet në mesazhin e urimit të presidentit Topi.

Një grup i vogël agjentësh amerikanë gjeti dhe ekzekutoi kryeterroristin Osama bin Laden, i cili kërkohej prej 10 vjetësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA