Shpërthimi, Veliaj: U gjet fitil

02/05/2011 22:15

Koordinatori i Partisë Socialiste, Erjon Veliaj, në vijim të fjalës së tij në emisionin Shqip në Top Channel tha se në vendin e shpërthimit, para tendës elektorale të Partisë Socialiste në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, është gjetur një fitil.

Zoti Veliaj shtoi se ky fakt rrëzon pretendimet e autoriteteve përkatëse që arritën në konkluzionin e shpërthimit të një bombule gazi.

“Mua sapo me erdhi një mesazh ku thuhet se në vendin e shpërthimit është janë gjetur pjesëza fitili. Kjo vlen për të rrëzuar pretendimet e autoriteteve përkatëse”, tha Veliaj.

Më tej përfaqësuesi socialist dhe analisti Henri Çili debatuan ashpër për situatën politike në të cilën ndodhet vendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA