Rama: Në 8 Maj, përgjigje Berishës

02/05/2011 23:30

Në Korçë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama mbështeti fort Niko Peleshin, kandidatin të cilin e cilësoi si arkitekt të ndryshimit të këtij qyteti.

“Historia nuk mund të kthehet mbrapa. Ne nuk kemi kohë për të humbur në rrugë pa krye. E vetmja rrugë për Korçën e gjithë Shqipërinë është ecja cdo ditë një hap përpara”, tha kandidati socialist, Niko Peleshi.

Në Korçë socialistët kërkuan në bllok një mandat të dytë për Peleshin.

“E kemi fitoren të shkruajtur qartazi, pastër dhe në 8 Maj të gjithë në mitingun më të madh, në mitingun e fitores duke votuar për Niko Peleshin. Rroftë Korça! Rroftë Shqipëria!”, tha deputeti socialist, Pandeli Majko.

“Në 8 Maj në nuk votojmë vetëm për Niko Peleshin, ne nuk votojmë vetëm për Korçën, por kundër varfërisë, kundër papunësisë, votojmë kundër korrupsionit, në votojmë më 8 Maj kundër Sali Berishës”, tha deputeti tjetër socialist, Ben Blushi.

Kreu socialist Rama i kërkoi kryeministrit Berisha të lërë inagurimet që i përkasin komunave dhe bashkive e të japë llogari për varfërinë, papunësinë e korrupsionin, që sipas tij kanë shtrirë rrënjët kudo në realitetin e familjeve shqiptare.

“1 milion të papunë nuk i mbulon dot asfalti elektoral, familje të zakonshme që zhyten përditë në varfëri, nuk i fsheh dot asfalti elektoral,  cmimet që rriten përditë dhe faturat që futen nën derë në fund të muajit gjithnjë e më të shtrenjta nuk i mbulon dot asfalti elektoral. Plagët e rënda të këtij vendi, të hapura nga regjimi kusarisë dhe matrapazllëkut, nuk ka asfalt që i mbulon”, tha Rama.

Sipas liderit të opozitës 8 Maji është dita kur shqiptarët duhet t’i japin përgjigjen e merituar kësaj qeverie, që sic tha zoti Rama mendon vetëm për xhepat e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA