OSBE, mbështetje policisë

02/05/2011 15:45

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë deklaroi mbështetje për policinë për të
përmbushur realizimin e një procesi zgjedhor të qete e të drejtë.  (UPDATE)

“Policia e Shtetit eshte e ndergjegjshme se qytetaret kane te drejte te votojne dhe te kene akses te lire ne qendrat e votimit. Ata jane plotesisht te ndergjegjshem, per te drejtat e njeriut te qytetareve. Prezenca e OSBE-së ne Shqiperi do ta ndihmoje policine per te mbuluar me komunikim edhe disa zona te largeta. E rendesishme eshte se policia po pergatitet, qe ne Shqiperi te kemi zgjedhje te qeta dhe eficente. Eshte shume e rendesishme qe situata te mbetet e qete, eshte shume e rendesishme qe qytetaret te ndjekin dhe te identifikojne programet me te mira te kandidateve dhe te vazhdojne te jene te fokusuar tek paqja dhe qetesia”, tha ambasdori Eugen Wollfarth.

Ndersa drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj ka siguruar per nje polici te paanshme.

“E garantova ambasadorin ashtu sic kam garantuar të gjithë qytetarët shqiptarët, që Policia e Shtetit është e angazhuar në respekt të ligjit”, tha Burgaj.

Jane te pakten 7 mije efektiva policie qe do te angazhohen per sigurimin e qetesise diten e zgjedhjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA