Kandidati i Partisë Socialiste në komunën Ishëm është kërcënuar me armë
zjarri e më pas makina e tij është qëlluar dy herë me armë nga shtetasit
Shkëlzen Keqi, 29 vjec dhe Hamdi Pasha 45 vjec të dy banues në Thumanë.
Sipas drejtorise se policise se Vlores, automjeti u qellua kur ndodhej i parkuar pa asnje person brenda. Autorët e ngjarjes jane identifikuar nga policia.
“Ne denoncojmë edhe një herë tjetër se këto akte dhune nuk i shërbejnë kësaj situate. I bëjmë thirrje të gjitha forcave politike të distancohen nga këto akte”, tha Gentian Bejko, kryetar i Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit.
Një tjetër ngjarje e ngjashme ka ndodhur ne Sarande. Kandidati socialist Stefan Çipa ka paditur dy persona te cilet e kane kercenuar me arme zjarri duke ja drejtuar ne fytyre ndersa me heret kishin kercenuar femijet e tij. Drejtoria e policise se Vlores njofton se ka nisur hetimi ne gjendje te lire per dy shtetas.
Njoftimi policise shkaktoi pakenaqesine e mbeshtetesve te kandidatit socialist te cilet protestuan para komisariatit te Sarandes. Nje nate me pare edhe ne Roskovec ka ndodhur nje incident. Nje familjar i kandidatit socialist paditi vellane e kandidatit te PD per dhune.
Padia eshte mbeshtetur edhe nga drejtuesit lokale te Partise Socialiste.
Top Channel