Bruni shtatzënë? Nuk e mohon…
02/05/2011 13:00
Gruaja e presidentit francez Carla Bruni Sarkozy refuzon që t’i
përgjigjet pyetjeve të disa lexuesve të së përditshmes “Le Parisien”
rreth zërave për një shtatzani.
“Zonja e parë nuk ka pranuar, por as ka mohuar zërat”, thotë një prej personave që ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga presidenca.
Lajmi për shtatzaninë e Carla Bruni-t doli në qarkullim të shtunën e kaluar nga e përjavshmja ‘Closer’,duke cituar një burim shumë të afërt të familjes presidenciale.
Lajmi u publikua më vonë edhe nga “Le Figaro’, ndërsa cifti presidencial nuk e ka konfirmuar apo mohuar.
Tani në rrjet qarkullon edhe një foto e realizuar më 23 prill, ndërsa Bruni shfaqet disi e rrumbullakosur.
Top Channel