Beteja për Korcën në Selanik

02/05/2011 11:00

Beteja elektorale per Korcen eshte spostuar ne kete fundjave ne qytetin e
Selanikut. Ne nje prej ambienteve te hotelit “Porto Palas” ne pranine
edhe te perfaqesuesve te pushtetit lokal, kandidati i PD-së Andrea Mano,
u ka bere thirrje bashkeqytetareve te tij ne kete qytet, te votojne per
programin e tij elektoral.

“Unë kam qenë një prej jush dhe e njoh mirë vlerën, punën dhe sakrificiën e emigracionit”, tha Mano.

Programi yne ka thene ai siguron rruajtjen e tradites, investime me vlere 80 milion euro me ndihmen e qeverise,lufte papunesise, nje plani te ri ndertimi per qytetin.
 
“I premtoj emigrantëve që të vijnë dhe të votojnë në Korcë sepse është e të gjithëve ne, është e banorëve aktualë por edhe emigrantëve”, tha Mano.

Edhe Kristi Vangjeli, futbollisti i shquar shqiptar, i ka ftuar te pranishmit te votojne per kandidatin e se djathtes, qe ka qene i shoqeruar edhe nga ministri i Financave, Ridvan Bode dhe deputetja e Korces Ledina Aliholli.

“Pjesë e vendimmarjeve të mëdha duhen bërë edhe shqiptarët që përkohësisht janë në emigracion”, tha Bode.

24 ore me vone ne sallen veriore te teatrit bashkiak te qytetit, kandidati i PS, Niko Peleshi ka theksuar para bashkeqytetareve te tij, perkrahes te Partise Socialiste, se ne keto kater vite qe ai udheheq bashkine e Korces, qytetaret e saj buzeqeshin me shume dhe psheretijne me pak.

“Partia Socialsite dhe programi yne i 120 projekteve ka ne qender politiken sociale ,duke vazhduar zbukurimin e sukseshem deri tani te ketij qyteti. Programi im synon t’i rikthejë Korcë, besimin, shpresën se e nesërmja mund të jetë më ë mirë”, u shpreh Peleshi.

Pjesemarrje te emigranteve ne zgjedhje ka kerkuar deputeti i Korces Ben Blushi dhe koordinatori i PS-së per Emigracionin Erjon Veliaj.

 “Shqipëria në 8 maj ka nevojë të ndryshojë, vota e emigrantëve është një votë përcaktuese për të ndryshuar drejtimin e punëve në Shqipëri”, tha Blushi.

Te pranishem kane qene edhe perfaqesues te Partise Socialiste PASOK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA