
Në Burrel, Partia Demokratike dhe koalicioni i saj kërkon të
rikonfirmojë në zgjedhjet e 8 Majit në krye të bashkisë, Skënder
Lleshin, i cili është vlerësuar nga kryeministri Sali Berisha, si mjeku
që është kujdesur për qytetin dhe jetën e banorëve të tij.
Sipas kryeministrit Berisha ne 4 vitet e ardhshme, pervec modernizimit te disa sherbimeve publike, eshte programuar edhe perfundimi i 6 projekteve ne infrastrukture, dy prej te cilave shume te rendesishme.
“4 vitet qe vijne do te asfaltohen rruget e medha, Rreshen-Klos, do te hapet tuneli i Qafe Murrizit dhe do te finalizohet Rruga e Arbrit”, tha Berisha.
Keto projekte dhe te tjera ne te gjithe vendin, perfshire nxjerrjen e vendit nga varferia, konsolidimin e ekonomise, dyfishimin e pagave dhe pensioneve, permiresimin e imazhit te Shqiperise, nxitjen e turizmit dhe biznesit, sipas kryeministrit Berisha kane vetem nje qellim, nxjerrjen e vendit nga prapambetja shekullore dhe perfaqesimi me dinjitet si qytetare europiane.
“Ne jemi Europe, por prape rruge kemi per te bere per te realizuar plotesisht endrren tone europiane. Sot ne jemi me europiane se kurre, se levizim ne mbare Europen, pa viza. Sot, Shqiperia eshte nje nga vendet me klimen me te mire te biznesit ne Europe. Ky eshte projekti yne, kjo eshte alternativa e qytetarit, e bazuar ne mundin, djersen, perkushtimin, sakrificen tuaj, besimin qe keni ne reformat tona, transformimin e ketij vendi”, tha Berisha.
Ne Burrel, ku ra ne sy edhe prania e nipit te Ahmet Zogut, Leka Zogu, kryeministri Berisha ftoi shqiptaret te bashkohen me koalicionin e udhehequr prej tij per te afruar kohen e realizimit te projektit te Shqiperise europiane.
“Rruga tjeter, e nxjerre nga veprat e Enver Hoxhes si e vetmja rruge, eshte rruga e sharjeve, e shpifjeve, e trillimeve. Dhe ne, le te vendosim sot, t’i leme sharjet, trillimet ne rrugen e vetmise. Te bashkohemi te gjithe, pavaresisht nga bindjet tona, ne alternativen e qytetarit. Ne shtepine tone ka vend per cdo matjan, per cdo shqiptar. Ne 4 vitet qe vijne ne do te lartesojme Matin, do te lartesojme Shqiperine, ne perputhje me endrrat tona, endrrat e burrave te medhenj te ketij kombi, Ismail Qemalit e Ahmet Zogut, endrrat e femijeve tane”, tha Berisha.
Top Channel