Berisha: Fitore e madhe e paqes

02/05/2011 10:00

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se ekzekutimi i kreut të Al Kaedës,
Osama bin Laden është fitore e madhe jo vetëm e Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, por është një fitore e madhe e paqes dhe e të gjithë atyre që
e konsiderojnë terrorizmin armikun kryesor të lirisë së tyre.

Shefi i qeverisë theksoi se vrasja e Bin Laden është lajm ngushëllues për viktimat e pafajshme të sulmeve terroriste nëpër të gjithë botën.

“Me agresivitetin dhe primitivizmin e tij Bin Laden mori mijëra e mijëra jetë njerëzish në SHBA dhe nëpër vende të tjera të botës”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA