Basha: Taksat jo transparente

02/05/2011 23:45

Pas tre javësh fushatë pa praninë e mediave, kandidati Lulzim Basha ishte përpara një paneli gazetarësh, një ide kjo e iniciativës për Tiranën. (UPDATE)

Boshti i programit elektoral të kandidatit Basha është, sic e quajti ai vetë, një reformë fiskale. Kandidati Basha flet për heqjen e 60 nga 85 taksat dhe tarifa e ndryshme vendore dhe reduktimin në vetëm 100 lekë të tarifave të tjera të nevojshme.

Ndonëse bashkia, që prej fillimit të fushatës, ka replikuar duke thënë se taksat e bashkisë janë të papërfillshme në raport me taksat qeveritare, kandidati Basha mendon se sistemi aktual i taksave në Bashkinë e Tiranës është jo transparent.

“Ndonëse taksa mblidhen, shëndeti financiar i bashkisë mbetet i dobët, kaq i dobët sa bashkia nuk merr dot as edhe një euro kredi. Të gjitha tarifat që bashkia vendos sot, janë tarifa jo transparente. Shumfishin e kostove së shërbimit që tarifa përfaqëson. Marr një shembull këtu: Vetëm kostoja e pastrimit të qytetit është 5 herë më e lartë se 2 vjet më parë. Po a është qyteti më i pastër? Absolutisht jo. Këtë mund ta bëjmë me një shërbim më pak të kushtueshëm. Sic e bëri Lezha; s’po them në Londër, por në Lezhë, në plastike, qelq dhe të djegshme dhe e gjitha kjo do të gjenerojë interesin e tregut. Ulja e taksave për biznesin e vogël do të gjenerojë vetëm 6 muajt e parë sipas përllogaritjeve të bazuara në statistikat e bashkisë së tiranës, 1.2 mld lekë për biznesin e vogël. përkthyer kjo me faktorin që përdoret për një vend pune, 4000 vende pune gjatë 6 muajve të parë”, tha Basha.

Por vetëm reduktimi i taksave, tha në vijim zoti Basha, nuk e zgjidh problemin e buxhetit të bashkisë. Kandidati i së djathtës foli për zgjidhje të mëdha: partneritet me biznesin privat dhe kreditimi të bashkisë pranë bankave, dhe financime qeveritare.

TCH: Bllokimi e Këshillit Bashkiak, a është politik?

“Po, ekzekutivi i bashkisë, në vend që të shtrinte dorën e konsensusit pr buxhetin, ka vepruar me buxhete mujore, që ia njeh ligji. Baza e veprimtarisë time do të jetë konsensusi”, tha Basha.

Zoti Basha bëri edhe një zotim konkrekt: qytetarët e Saukut, në tokën e të cilëve do të kalojë Unaza e Madhe, do të dëmshpërblehen me vlerën reale të tokës.

Kandidati Basha iu përgjigj edhe pyetjes në lidhje me kasetat që shtabi i tij elektoral dërgon në redakstitë e televizioneve, pas refuzimit për të pranuar gazetarët në takimet e tij elektorale.

“Është një praktikë që e gjeta mes jush, por në takimet me qytetarët jam përpjekur të ruaj privacinë e tyre”, tha zoti Basha.

Në lidhje me akuzat e fundit të opozitës, në lidhje me një transaksion të dyshuar financiar në Holandë me transferimin e një prone të paluajtshme, zoti Basha u shpreh se ai ka bërë transparencën e pasurisë së tij pranë organeve kompetente shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA