Komiteti i Parandalimit të Torturës i Këshillit të Europës, u ka dërguar
pak ditë më parë autoriteteve shqiptare, policisë dhe Drejtorisë së
Burgjeve një raport konfidencial mbi të gjitha shkeljet që janë
vërejtur gjatë shoqërimit dhe arrestimit të demonstruesve të 21 janarit.
Komiteti i Parandalimit të Tortures, ne lidhje me dhunen ndaj protestuesve dhe mosdhenien e nje informacioni nese po hetohet kjo gje, kerkon brenda tre muajsh pergjigje per veprimet konkrete qe do te ndermerren. “Per kete gje,- theksohet ne raportin e CTP,- rekomandohet ngritja e nje grupi te pavarur qe te hetoje dhunen e pretenduar dhe menyren si jane shoqeruar, mbajtur dhe derguar ne gjykate te arrestuarit, pas ngjarjeve te 21 janarit”.
Ne lidhje me keqtrajtimet, Komiteti u referohet deklaratave te marra ne burgje nga te ndaluarit. “Nje numer i madh personash, – thote raporti, – gjate intervistimit nga delegacioni pretenduan se kane qene subjekte te keqtrajtimit nga oficere te policise vecanerisht ne komisariatet numer 1, 2, dhe 4, madje edhe gjate transportimit te tyre neper keto komisariate. Shumica e te pyeturve deklaruan se jane qelluar me grushta, shkopinj gome dhe me shpulla edhe pasi kishin mberritur ne komisariat.Madje ne nje rast dhune eshte perdorur edhe nga nje shef policie i cili ka qelluar njerin prej te ndaluarve ne shkallet e gjykates”.
Delegacioni thote ne raport se ka marre nje numer te madh deklaratash, kur policia akuzohet se ka detyruar me force te ndaluarit te firmosin dhe te pranojne veprimet e tyre. “Shume te ndaluar, – thote raporti, – deklarojne se ne kohen kur rriheshin oficeret e policise thoshin fjali te tilla si “ ju keni gjuajtur nje oficer policie”.
“Kjo le te kuptohet,- vijon raporti, – se pretendimet per keqtrajtim ishin nje forme shpagimi per demtimet e bera ndaj policise”. Pasi shpjegon pretendimet e te ndaluarve te intervistuar ne burgje nga 30 janari deri ne nje shkurt, CTP e ve theksin edhe tek roli i prokurorise dhe gjykates ne rastet kur pese persona kane bere ankesa formale perpara prokurorit per keqtrajtim nga policia por asnje prokuror nuk ka bere ndonje veprim per t’u dhene pergjigjje ketyr informacioneve.
“Ne lidhje me ambientet e policise delegacioni ka marre nje numer akuzash nga personat e ndaluar, te cilet thone se jane mbajtur neper rajonet e policise per nje ose me shume se dy dite pa ju dhene ushqim. CTP-ja deshiron te marre nga autoritetet shqiptare komentet e duhura ne lidhje me kete ceshtje.
“Komiteti i kerkon autoriteteve shqiptare te ndermarrin hapa efektive per te siguruar qe te gjithe personat qe ndalohen nga policia u garantohet e drenjta e njoftimit te familjareve te tyre apo nje pale tjeter sipas rastit per pasjen e aksesit e nje avokati mbrojtes qe nga momenti fillestar i heqjes se lirise. Faktet thone se nje numer i madh personash jane ndaluar ne te njejten periudhe ne nje menyre te pajustifikuar ndalimi ne kundershtim me te drejtat e tyre”, thotë raporti.
Top Channel