Xhamia, Berisha sulmon Ramën

01/05/2011 20:30

Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar nga Durrësi vendimin e bashkise për konkursin për ndërtimin e Xhamisë së re në kryeqytet.

Berisha deklaroi se nga njëra anë Rama shpall konkurs, por nga ana tjetër ka probleme dhe konflikt me pronarët e tokës.

“Nga një anë ti zotëri paraqisje projektin e xhamisë për ta ndërtuar në vendin prapa pallatit, nga ana tjetër 30 pronarë protestonin se po u grabisje pronën për të ndërtuar xhaminë. Zoti Rama duhet të jesh i kujdsshëm, dy nga porositë themelore të Profetit janë, e para mos prek pronën e tjetrit dhe përpjekja jote për të ndërtuar xhaminë në toka të grabitura është një lëngim për të gjithë besimtarët e Zotit, nuk ka musliman që të pranojë, jo të falet, por të fusë këmbët në një xhami të ndërtuar mbi prona të grabitura”, tha kryeministri Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA