Will e Kate shtyjnë muajin e mjaltit

30/04/2011 17:40

Është shtyrë muaji i mjaltit për çiftin mbretëror.

Bëhet e ditur se Princi William do t’i rikthehet menjëherë punës.

“Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë vendosur të mos nisen tani për muajin e mjaltit. Këtë fundjavë do ta kalojnë në Britaninë e Madhe dhe më pas William do të kthehet në punë në bazën Anglesey”, shkruan Pallati Mbretëror në një komunikatë zyrtare.

“Destinacioni i kësaj fundjave dhe i muajit të mjaltit të mëvonshëm nuk do të lajmërohet para”, lexohet në komunikatë.

Top Channel