Shkrimtari i njohur argjentinas, Ernesto Sabato, ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare në shtëpinë e tij në Buenos Aires.

E shoqja, Elvira Gonzales Fraga, tha se ai vuante nga bronshiti. Sabato do të mbushte 100 vjeç më 24 Qershor.

Tre romanet e tij, “Tuneli”, “Mbi Heronj dhe Varre” dhe  “Abadon, engjëlli i shkatërrimit”,  e vendosën atë në listën e shtyllave të forta të letërsisë spanjolle dhe asaj botërore.
 
Ai lindi më 24 Janar në Rohas të Buenos Ajresit nga një baba  italian dhe një nënë arbëreshe. Ata kishin 11 fëmijë, të gjithë djem.

Ernesto fitoi një sërë çmimesh ndërkombëtare dhe njihet për kritikat ndaj regjimeve ushtarake të Amerikës Latine. Ai kryesoi komisionin që hetoi vrasjet e mijëra njerëzve nën juntën ushtarake argjentinase në vitet70 – ’80.  

Sabato studioi fizikë dhe filozofi, por besimi te shkenca sa vinte dhe zvogëlohej. Pasi humbi punën si pedagog në Universitet, pas kritikave kundër qeverisë, ai hoqi dorë njëherë e mirë nga shkenca.

Ai megjithatë ishte një figurë shumë ndikuese në Amerikën Latine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA