SHBA, 340 viktimat nga tornadot

30/04/2011 13:05

Rritet orë pas ore bilanci i viktimave të tornadove që kanë përshkuar jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtë javë.

Sipas informacioneve të fundit, numri i të vdekurve është ngjitur në 340, në një nga katastrofat më të rënda të ndodhur në vitet e fundit.

Mediat amerikane bëjnë të ditur se ushtarë dhe grupe të emergjencave civile po kërkojnë në zona të ndryshme për trupa dhe persona të mbijetuar.

Mbi 200 tornado raportohet të kenë kaluar përmes gjashtë shteteve të martën dhe të enjten, konkretisht në Alabama, Arkansas, Misisipi, Misuri, Xhorxhia dhe Luiziana.

Presidenti Barack Obama, i shoqëruar nga bashkëshortja Michelle, vizitoi dje zonat e shkatërruara nga tornadot, ku u shpreh “i shokuar” nga katastrofa.

“Jam i tronditur. Nuk kisha parrë kurrë më parë një shkatërrim të tillë”, tha ai, duke premtuar ndihma dhe rindërtimin e shtëpive të banorëve.

Top Channel