Rama: Me votë të ndëshkojmë korrupsionin e pushtetarëve
30/04/2011 11:30
Kryetari i Partisë Socialiste duke prezantuar në Gramsh kandidatin për
kryetar bashkie Dritan Bici kërkoi nga votuesit që në 8 maj t’i japin
përgjigjen e merituar kryeministrit që kërcënon popullin e tij.
“Vota është mundësia për të ndëshkuar korrupsionin e këtyre pushtetarëve”, tha Rama.
Kryesocialisti kujtoi se në Gramsh kryeministri Sali Berisha premtoi ngritjen e një hidrocentrali, por në fakt gënjeu ata që prisnin të punësoheshin.
Top Channel