Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi dje ligjin me numër 10 418, datë 21.04.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”.
Amnistia fiskale do të nisë zbatimin, pasi Ministria e Financave të ketë gati aktet nënligjore, udhëzimet përkatëse dhe formularët që duhen plotësuar.
Puna ka nisur me kohë dhe pritet që shumë shpejt, brenda javës tjetër, të përfundojnë të gjitha hallkat e mbetura, në mënyrë që amnistia fiskale të fillojë zbatimin.
Me ndryshimet që iu bënë projektit, pas votave të munguara të opozitës, me amnistinë përfitojnë vetëm një pjesë e biznesit.
Ndërsa ajo kategori që po hetohet për evazion fiskal, është në gjyq me shtetin dhe në proces ankimimi nuk mund të futet në skemën e faljes.
Top Channel