Kasat, vijon rimbursimi i njësive vendore

30/04/2011 08:00

Kasat fiskale të blera nga biznesi i vogël njihen si shpenzime për efekt të llogaritjes së tatimit.

Kjo masë sjell humbje për bashkitë dhe komunat, për pasojë, qeveria vendosi t’i rimbursonte.

Në total janë rreth 2.2 miliardë lekë efekte minus në arkën e njësive vendore nga kasat fiskale të biznesit të vogël, të cilat do të subvencionohen nga shteti.

Kështu, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi dje kompensimin e vlerës së taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e vlerës së pajisjeve fiskale e të taksimetrave, për njësitë e qeverisjes vendore, për 4 bashki dhe 13 komuna.

Fondi, në vlerën rreth 50 milionë lekë, do të përballohet nga Fondi i Kontingjencës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA