Hipotekat e pallateve, Dhimitri: Basha gënjen
30/04/2011 13:40
Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Albana Dhimitri deklaroi sot se
kandidati i Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha gënjen dhe mashtron për
cështjen e hipotekave të pallateve.
“Fushata elektorale nuk i shpëtoi politikës së baltës. Votat nuk merren me gënjeshtra dhe dështime të së kaluarës. Basha gënjen dhe mashtron për hipotekat e pallateve, pasi është vetë ai që në vitin 2006 ndryshoi ligjin për hipotekat”, tha Dhimitri.
Sipas numrit dy të bashkisë së kryeqytetit, qeveria dhe ish-ministri mbajnë peng qytetarët e Tiranës, ndërsa bëri me dije se dokumentacioni i është dërguar ALUIZNI-t që në vitin 2008.
Top Channel